Thaçi: Nga ky muaj, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës

  • 13 December 2018 - 17:28
Thaçi: Nga ky muaj, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në prag të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt, ka vizituar ushtarët në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

“Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, i vizitova ushtarët në kazermën “Adem Jashari”. Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë” ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit:

(Kosova Sot)