Ky është zëvendëskryeprokurori që po interviston dëshmitarët e ftuar nga Specialja

  • 13 December 2018 - 17:25
Ky është zëvendëskryeprokurori që po interviston dëshmitarët e ftuar nga Specialja

Kwai Hong Ip zëvendëskryeprokurori i Gjykatës Speciale është duke marrë në pyetje dy prej të ftuarve për intervistë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Media merr vesh se para pak çastesh Kwai Hong Ip ka marrë në pyetje Sokol Dobruna, ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu zëvendëskryeprokurori, sipas asaj që merr vesh media ka intervistuar edhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Sylën.

Syla, në një bisedë telefonike, kishte thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot [e marte] intervistimin e kam në orën 09:00”, kishte thënë Syla.

Kujtojmë që Kwai Hong Ip është pjesë e Prokurorisë Speciale që nga viti 2012. Edhe më herët kishte qenë zëvendëskryeprokuror, ndërsa deri tek emërimi i Jack Smithit si kryeprokuror ai kishte qenë ushtrues detyre.

Deri më tani shtatë persona kanë konfirmuar se janë ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për t’u intervistuar, ndërsa të tjerët nuk dihet se në çfarë cilësie janë ftuar.

Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar për intervistë; Rrustem Mustafën të njohur si Remi, Sami Lustakun, Safet Sylën, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmeti, Remzi Shalën i cili gjendët në arrati.