Gjenden 15 kilogram eksploziv në Gazimestan

  • 13 December 2018 - 17:49
 Gjenden 15 kilogram eksploziv në Gazimestan

Policia e Kosovës ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në fshatin Mazgit, në afërsi të vendit të njohur si Gazimestan, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Rastin e konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për nje mjet të dyshimt në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërrmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik per rrugët alternative. Nderkohe qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar nje hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka thënë Flora Ahmeti.

(Kosova Sot)