“Nga ngelës tek na dhatë një shuplakë”, studentët “detyrojnë” Ramën të takojë rektorët

  • 13 December 2018 - 17:57
“Nga ngelës tek na dhatë një shuplakë”, studentët “detyrojnë” Ramën të takojë rektorët

Teksa studentët vijojnë protestën poshtë zyrës së Ramës para kryeministrisë, kreu i ekzekutivit mblodhi në një takim rektorët dhe dekanët e fakulteteve në mbarë vendin.

Gjatë fjalës së tij ai hodhi akuza të forta mbi universitetet duke larguar fajin nga qeveria pasi sipas Ramës tarifat janë rritur nga vetë universitetet.

“Protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, si ka mundësi që ju si universitete nuk i keni njoftuar studentët për tarifat.

Protesta e tyre lidhet drejtpërdrejt me ju”, u tha Rama rektorëve.

 

(Kosova Sot)