Anulohet takimi Trump-Putin

  • 13 December 2018 - 18:02
Anulohet takimi Trump-Putin

Takimi që pritej të ndodhte mes Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të ndodhë.

Këtë lajm e ka konfirmuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton.

Arsyeja se pse kjo nuk do të ndodhë sipas tij është konfiskimi i anijeve dhe ekipeve ukrainase mos largimi i anijeve ushtarake të Rusisë nga territori i Ukrainës.

“Unë nuk shoh në rrethana të parashikueshme që një takim i tillë të ndodh derisa ekipet dhe anijet të lirohen.”, u shpreh Bolton. 

 

(Kosova Sot)