Anulohet takimi Trump-Putin
Takimi që pritej të ndodhte mes Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të ndodhë.
Këtë lajm e ka konfirmuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton.
Arsyeja se pse kjo nuk do të ndodhë sipas tij është konfiskimi i anijeve dhe ekipeve ukrainase mos largimi i anijeve ushtarake të Rusisë nga territori i Ukrainës.
“Unë nuk shoh në rrethana të parashikueshme që një takim i tillë të ndodh derisa ekipet dhe anijet të lirohen.”, u shpreh Bolton.
(Kosova Sot)