Ja kush thotë se Thaçi vrau komandantët kryesor të luftës dhe tradhtoi UÇK-në

  • 13 December 2018 - 18:25
Ja kush thotë se Thaçi vrau komandantët kryesor të luftës dhe tradhtoi UÇK-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kazermën e FSK-së në prag të transformimit në ushtri.

E menjëherë pas kësaj, në faqen e tij në facebook ka reaguar ish ushtari i UCK-së, Naim Miftari.

Ai e ka akuzuar Thaçin për tradhti ndaj UCK-së, shkruan Kosova Sot.

“Pilati i ushtrisë tonë. Çarmatosi dhe tradhtoj UÇK me marrëveshjen K_90, vrau komandantët kryesor të luftës... , dhe ata komandantë që mbeten gjallë sa mu pasuruar pas luftës para ca ditësh i dërgoj shokët e vet në burgun e Hages, sot kishe po reklamona për formimin e ushtrisë që vet e tradhtoj para 19 vitesh. Hipokriti”, ka shkruar Miftari, përcjellë Kosova Sot.

Image

(Kosova Sot)