Një ditë para krijimit të ushtrisë, ambasadori amerikan takon komandantin e FSK'së

  • 13 December 2018 - 19:09
Një ditë para krijimit të ushtrisë, ambasadori amerikan takon komandantin e FSK'së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në vizitë ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Siç bën të ditur një njoftim nga MFSK, Rama falënderoi Kosnettin për mbështetjen amerikane në të gjitha fazat, dhe e siguroi ambasadorin se FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile.

“Bashkërisht diskutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe trajnuar me standarde më të larta, për të qenë kontribuues i sigurisë në vend dhe rajon", thekson njoftimi.

“FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdoj të operoj në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. FSK-ja është institucion me vlera dhe si i tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të”, përfundon komunikata.

 

(Kosova Sot)