Gashi: Gjykata Speciale joserioze në komunikim

  • 13 December 2018 - 23:20
Gashi: Gjykata Speciale joserioze në komunikim

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka refuzuar të flasë me prokurorët e Gjykatës Speciale në mënyrë jo formale duke thënë se kjo mënyrë e komunikimit është jo serioze.

Ai  duke shtuar se është e padrejtë që të ftuarit të dërgohen në Hagë pa qenë të informuar se a janë të dyshuar apo dëshmitarë.

“Meqenëse kjo gjykatë merret me akuzimin e shqiptarëve dhe nëse është formuar një gjykatë vetëm për një etni, atëherë këtu është problemi kryesorë. Sepse kjo mund të cilësohet si një gjykatë mbi baza raciste”.

“Pas vitit 1999 kemi qenë nën protektoratin ndërkombëtar dhe kemi qenë nën politikën e bashkësisë ndërkombëtare. Rregullat e luftës i qesin çlirimtarët apo fitimtarët. Atëherë ndërkombëtarët i kanë vendosur rregullat”.

“Ata kanë folur me mu disa here nëpërmjet telefonit dhe unë kam refuzuar që të flas me ta për të dyshuarit”.

“Unë kam deklaruar se me mua mund të flasin në çfarëdo mënyre por jo në mënyrë jo-zyrtare. Unë kam kërkuar që të flitet vetëm në gjuhën anglezë dhe kam kërkuar që fillimisht të dërgojnë ftesë origjinale”.

“Por ata kanë thënë se kolegët e mi kanë pranuar që të bashkëpunojnë edhe me ftesa të kopjuara. Mirëpo unë nuk kam pranuar që të bashkëpunojë në këtë mënyrë. Mënyra e thirrjes telefonike është krejtësisht e papranueshme”, raportojnë mediat.
“Ne ja kemi printuar CV-në personit me të cilin kam kontaktuar dhe doli se ai më parë kishte punuar në UNMIK”.

“Nuk është serioze që dikush të dërgohet në gjykatë pa pasur një dokumentacion origjinal dhe të shkohet atje me duar në gjepa pa e ditur se për çka po akuzohen. Shumica e të ftuarve e humbin balancin sepse varet prej asaj që ata flasin”.

“Zyrtarisht për Gjykatën Speciale kanë hetuar nga janari i vitit 2011 kur është publikuar raporti i senatorit Dick Marty. Në vitin 2015 ka dalë raporti tjetër ku është thënë se ka elemente për t’u hetuar. Aty është bërë e ditur se ka material për t’u hetuar por nuk ka gjykata”.

 

(Kosova Sot)