Një gotë raki, pak orë para se të bëhemi me Ushtri

  • 14 December 2018 - 00:03
Një gotë raki, pak orë para se të bëhemi me Ushtri

Procesi i transformimit nga FSK në Ushtri, ka bërë që gjithë shqiptarët anë e kënd botës të gëzohen. Kjo me vetë faktin, se për një ditë të tillë është ëndërruar kaherë.

E për të festuar për këtë të arritur kaq të madhe, ka dalë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Krahas tij janë edhe deputetët Daut Haradinaj e Haxhi Shala.

“Qaste emocionale para formimit të USHTRIS SË KOSOVES
E perjetova ket ditë me mikun tim RAMUSH HAREDINAJ.Të dashur bashkeluftetar Kosoven e bemë.URIME H. SH”, ka shkruar deputeti Shala krahas fotografisë. 

 

(Kosova Sot)