Historia prekëse e pilotit të parë të Ushtrisë së Kosovës: Serbët ia ekzekutuan babanë dhe vëllain

  • 14 December 2018 - 09:20
Historia prekëse e pilotit të parë të Ushtrisë së Kosovës: Serbët ia ekzekutuan babanë dhe vëllain

Mësohet se Afrim Zabeli i cili vije nga një fshat që ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi, nga fshati Rezallë i Komunës së Skënderajit. Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli, forcat serbe ia kanë vrarë babën dhe vëllaun pikërisht në masakrën e Rezallës

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Të gjithë tanimë e kuptuam dhe u vëmë në dijeni me diplomimin e tij në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në të cilën është pjesë e përkushtimit dhe angazhimit për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake.

Ndërkaq, nesër, Zabeli do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

Mirëpo, pak kush e din historinë e dhimbshme të pilotit Afrim Zabeli.

Mësohet se Afrim Zabeli i cili vije nga një fshat që ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi, nga fshati Rezallë i Komunës së Skënderajit. Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli, forcat serbe ia kanë vrarë babën dhe vëllaun pikërisht në masakrën e Rezallës.

Afrimi, është fëmiu i tretë në familje. /Bota Sot

(Kosova Sot)