Shtohen forca të sigurisë në Prishtinë, shihen helikopterë mbi hapësirën e Kuvendit të Kosovës

  • 14 December 2018 - 10:24
Shtohen forca të sigurisë në Prishtinë, shihen helikopterë mbi hapësirën e Kuvendit të Kosovës

Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare ku do të votohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Përveç numrit të madh të policisë në qytet, po patrullojnë edhe helikopterë mbi hapsirën e shesheve të Prishtinës, si dhe hapsirën e Kuvedit të Kosovës.

 
 
 

Në rend dite në Kuvend do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:
1.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ushtria e re e Kosovës do t’i ketë pesë mijë ushtarë dhe tre mijë rezervistë.

(Kosova Sot)