Haradinaj: Serbi nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës

  • 14 December 2018 - 10:27
Haradinaj: Serbi nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj pak para fillimit të seancës për Ushtri ka thënë që ndihet shumë i emocionuar

“Një shpagim brezash, për herë të parë Kosova do ta ketë ushtrinë. Kam shumë emocione besoj që të gjithë qytetarët ndihen kështu.  Për krijimin e kapaciteteve duhet kohë mirëpo ne e kemi substancën e kemi FSK-në. Po ja bëjmë me dije Serbisë që nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës”, tha Haradinaj para mediave

Seanca për Ushtri pritet të filloj pas pak minutash,  dhe deputetët tashmë kanë filluar të mblidhen.

(Kosova Sot)