Historike, Kosova e formon Ushtrinë

  • 14 December 2018 - 10:34
Historike, Kosova e formon Ushtrinë

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar pakon e ligjeve me të cilat ndryshohet roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë Ushtarake, duke nisur kështu procesin e transformimit në Ushtri.

Kuvendi voton, FSK-ja merr detyrat e Ushtrisë

Deputetët e Kuvendit kanë votuar pro projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me  107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.

Pas shqyrtimit të dytë të projektligjit, mbetët për tu votuar projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Votimi i këtyre tri projektligjeve ndryshon mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura, përkatësisht në Ushtri të Kosovës.

Kuvendi voton për Ushtrinë, nga sot formohet  Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Ka kaluar Amandamenti 1, sipas radhitjes së paraqitur në raport nga Komisioni funksional, kanë votuar 107 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë pro. Me 107 vota për Kuvendi i Kosovës ka votuar për shndërrimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes së Kosovës.

Nis seanca, Kuvendi voton për Ushtrinë e Kosovës

Ka nisur seanca për votimin e ushtrisë së Kosovës, ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në sallë kanë hyrë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe. 

(Kosova Sot)