Nuk mbajti premtimin për ndërtimin e tualetit, 7-vjeçarja quan babanë “mashtrues” dhe e denoncon në polici

  • 14 December 2018 - 10:56
Nuk mbajti premtimin për ndërtimin e tualetit, 7-vjeçarja quan babanë “mashtrues” dhe e denoncon në polici

Një vajzë 7-vjeçare ka denoncuar babanë e saj, pasi ky i fundit nuk mbajti premtimin për të bërë një tualet.

Hanifa Zaara nga India i tha policisë nëpërmjet një letre se “babai e kishte mashtruar dhe se duhej të arrestohej”. Më pas vajza shtoi se ndihej e turpëruar sa herë që duhet të dalë jashtë për të kryer nevojat personale.

E mitura e cila jeton me prindërit e saj në Ambur nuk ka patur kurrë tualet në shtëpinë e saj. Për korrespondentin e BBC-së ajo tha se shumë familje në lagje e kanë.

Ishte kjo arsyeja që Hanifa i kërkoi babait të ndërtonte tualet në shtëpi. “Unë isha e turpëruar për të dalë jashtë dhe ndihesha keq kur njerëzit më shihnin mua”, tha Hanifa.

Për kërkesën që i bëri të atit, u frymëzua nga shkolla, ku mësoi se çfarë problemesh shkaktohen kur nuk shkon në tualet.

Ndërkohë babai ka thënë se ai ka nisur që ta ndërtojë tualetin, por ende nuk e ka përfunduar.

Duke cituar UNICEF, BBC shkruan se shumë indianë nuk kanë tualete dhe rreth 500 milionë prej tyre i kryejnë nevojat në ambient të hapur.  Madje edhe kur shohin vende që kanë tualet, ata nuk i përdorin.

(Kosova Sot)