Pema e Krishtlindjes e gjitha prej floriri, kap vlerën e 2.3 milionë euro (FOTO)

  • 14 December 2018 - 10:58
Pema e Krishtlindjes e gjitha prej floriri, kap vlerën e 2.3 milionë euro (FOTO)

Teksa festa e Krishtlindjes po afrohet, njerëzit kanë nisur që të tregojnë idetë e tyre për të rregulluar pemën.

Zbukurime të ndryshme dhe drita të shumta shihet në pemët që shumica e njerëzve kanë vendosur që t’i tregojnë në rrjetet sociale.

Por pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes është në Europë dhe kap vlerën prej plot 2.3 milionë euro.

Kjo pemë është realizuar nga kompania gjermane “Pro Aurum”, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar. Pema është krijuar e gjitha me flori.

Kompania ka bërë të ditur se pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Gjithashtu bëhet e ditur se piramida vezulluese që u shfaq te kompania “Pro Aurum” në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Në këtë pemë janë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.

Its makers are calling it Europe’s most expensive Christmas tree. As Sonia Legg reports, Munich gold dealer Pro Aurum has constructed a festive showstopper out of 2,018 gold coins topped with a glittering golden star, which the firm says is worth 2.3 million euros.

(Kosova Sot)