Basha: Urime Kosovë për Ushtrinë! Kombi shqiptar tani më i fortë

  • 14 December 2018 - 11:22
Basha: Urime Kosovë për Ushtrinë! Kombi shqiptar tani më i fortë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për ngritjen e ushtrisë.

“Urime Kosovë për Ushtrinë! Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan lideri demokrat në rrjetet sociale.

Pas dhjetë vjetëve që prej pavarësisë Kosova arriti të shndërrojë FSK-në në ushtri.

(Kosova Sot)