Policia franceze vret sulmuesin e Strasburgut

  • 14 December 2018 - 11:30
Policia franceze vret sulmuesin e Strasburgut

Sulmuesi i cili i la të vdekur tre persona dhe disa të lënduar, është qëlluar për vdekje mbrëmë nga policia franceze. Sulmi kishte ndodhur të martën në një treg të organizuar për Krishtlindje. Një njësi policore e hetoi praninë e sulmuesit në njërën nga rrugën e Strasburgut dhe e vranë pasi ai filloi të gjuajë me armë zjarri në drejtim të policisë.

Cherif Chekatt, 29-vjeçar, kishte një të kaluar kriminale me disa vepra të dënueshme në Francë dhe Gjermani, ndërsa u radikalizua edhe më shumë gjatë kohës sa kishte qëndruar i burgosur. Ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner, deklaroi se tre policë francezë e kanë parë një njeri që i ngjante sulmuesit rreth orës 21.

Kur policia filluan ta ndjeknin për ta ndaluar, i dyshuari filloi të qëllonte me armë zjarri. Policia ia ktheu të shtënat në të njëjtën mënyrë dhe e qëlluan për vdekje. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i falënderoi forcat e sigurisë, duke thënë se përkushtimi i qeverisë kundër terrorizmit është i plotë. Deri më tash, policia i ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin e së premtes, shkruan “BBC”

(Kosova Sot)