Mustafa: Ushtria do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin

  • 14 December 2018 - 11:43
Mustafa: Ushtria do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e mandatimit të sotëm në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ka thënë se themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit.

“Prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, ka shkruar Mustafa.


Sipas Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj.

“Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e përkushtuar që ky proces të jetë në vazhdimësi në bashkëpunim me ShBA-të, NATO-n, BE-në dhe aleatët tjerë strategjik të vendit tonë. Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin. Prandaj, urime qytetarë!”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot)