Senati amerikan e kundërshton për herë të dytë Trumpin për luftën në Jemen

  • 14 December 2018 - 12:03
Senati amerikan e kundërshton për herë të dytë Trumpin për luftën në Jemen

Si rrallëherë më parë, Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka kundërshtuar dy herë radhazi planin e Trumpit për luftën në Jemen. Anëtarët e Senatit kanë votuar për ndërprerjen e mbështetjes ushtarake për Arabinë Saudite dhe e kanë fajësuar princit saudit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Sidoqoftqë, këto vota kanë më tepër peshë simbolike sepse për t’u bërë ligje, këto rezoluta duhet të kalojnë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, aty ku republikanët e kanë bllokuar secilin ligj që synon t’i kunndërshtojë sauditët. Në një votim historik, senatorët votuan me 56 vota për dhe 41 kundër.

Lufta në Jemen ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe një krizë të rëndë humanitare për civilët. Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar këtë krizë si njërën ndër më të rëndat në botë. Menjëherë pas votimit të rezolutës për luftën në Jemen, Kongresi e ka votuar edhe rezolutën që e fajëson princin Salman për vrasjen e gazetarit Khashoggi, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot)