Media serbe pas formimit të ushtrisë së Kosovës: Festë në Kuvend, KFOR në Mitrovicë

  • 14 December 2018 - 12:11
Media serbe pas formimit të ushtrisë së Kosovës: Festë në Kuvend, KFOR në Mitrovicë

Mediat serbe kanë raportuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Blici” serb, ka shkruar se Parlamenti i Kosovës ka miratuar të tre ligjet që fillojnë procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës.

Të gjitha ligjet dhe të gjitha amendamentet e propozuara për ushtrinë, u miratuan njëzëri dhe shprehimisht për rreth një orë.

“Pas miratimit të amendamentit të fundit, të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit të Kosovës si deputetë, anëtarë të qeverisë e Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, filluan të duartrokasin dhe përgëzojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar medias serbe.

Ky medium shkruan edhe për praninë e forcave të KFOR-it në Mitrovicë.

(Kosova Sot)