Veseli: Nga sot fillon një epokë e re për Kosovën

  • 14 December 2018 - 12:16
Veseli: Nga sot fillon një epokë e re për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Veseli tha se me këtë votim fillon një epoke e re dhe se tashmë Kosova e ka ushtrinë e saj.

“Në sallë, kemi kadetët e Forcës së Sigurisë, që nga ky çast janë ushtarë. E urojmë Ushtrinë e Kosovës. Urime ushtar, prej sot gatitu”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

(Kosova Sot)