Hertica flet për fitoren e madhe të Kosovës

  • 14 December 2018 - 13:41
Hertica flet për fitoren e madhe të Kosovës

"Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese është synim i Qeverisë së Kosovës, por nuk është hequr dorë që transformimi të bëhet edhe përmes ligjit dhe është një fitore e rëndësishme për shtetin e Republikës dhe qytetarët e saj. Kjo ëndërr shekullore tani po realizohet duke iu falënderuar SHBA-së dhe disa miqve aleatë. Hapi përfundimtar i krijimit të ushtrisë së vendit vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n. Ky proces i filluar vite më parë gradualisht është në fazën përfundimtare dhe tani, më 14 dhjetor, do kurorëzohet në themelimin e saj, që mbetet ëndërr e shumë shqiptarëve që punuan devotshëm për këtë historik të shtetit të Kosovës", u shpreh Ali Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)