Prestigjiozja amerikane: Kosova voton formimin e Ushtrisë, sfidon Serbinë dhe NATO-n

  • 14 December 2018 - 13:59
Prestigjiozja amerikane: Kosova voton formimin e Ushtrisë, sfidon Serbinë dhe NATO-n

Edhe gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka raportuar sot për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar Ushtrinë, sfidon Serbinë dhe NATO-n”, është titulli i mediumit amerikan.

Në këtë shkrim gjithashtu është përmendur mbështetja e fuqishme amerikane për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot në mënyrë unanime kanë votuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së ne Ushtri.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se krijimi i Ushtrisë është një ditë historike.

(Kosova Sot)