Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme

  • 14 December 2018 - 14:12
Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës uroi sot qytetarët për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se historisë së Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme.

OVLUÇK thekson se dita e sotme është rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve.

Protec dyer dhe dritare - Rehati ne çdo kohë!

“Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë në luftërat për liri, si rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve të kombit, gjymtyrëve të invalidëve dhe mundit të veteranëve të brezit të UÇK-së të prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari, historisë së Kosovës sot iu shtua një datë e rëndësishme, ajo e transformimit të FSK-së, përkatësisht e Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, ndjehemi krenar dhe ju urojmë këtë ditë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar”, thuhet në komunikatë. 

(Kosova Sot)