Veseli: Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi e krenarie

  • 14 December 2018 - 14:18
Veseli: Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi e krenarie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u shndërruar në Ushtri të Kosovës, ka deklaruar se sot fillon një epokë e re për shtetin.

Veseli, po ashtu, ka uruar për Ushtrinë e Kosovës në një status në profilin e tij në Facebook.

“Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi e krenarie. URIME, KOSOVË”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli.

(Kosova Sot)