Kryeministri italian kërkon mbështetjen e BE-së për buxhetin e rishikuar

  • 14 December 2018 - 14:21
Kryeministri italian kërkon mbështetjen e BE-së për buxhetin e rishikuar

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, po përpiqet që t’i bindë udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta pranojnë planin e tij për ta zvogëluar deficitin e Italisë për vitin e ardhshëm, në mënyrë që ta shmangë procedurën disiplinore të BE-së.

Conte ka deklaruar se do ta zvogëlojë deficitin në 2.04 për qind, nga 2.4 sa është aktualisht dhe shpreson se në këtë mënyrë do ta arrijë një marrëveshje me Komisionin Evropian. Ai u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në kuadër të Samitit të BE-së dhe tha se po përpiqet që ta takojë edhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili është njëri nga kritikuesit më të ashpër të zgjerimit buxhetor të Italisë.

Komisioni po këmbëngul që Italia duhet ta zvogëlojë deficitin e saj, në mënyrë që ta kontrollojë rritjen e borxhit, që aktualisht është në vlerën e 130 përqindëshit të GDP-së. Pritet që udhëheqësit e BE-së ta thonë fjalën e fundit për hapjen e procedurës disiplinore, por disa diplomatë kanë thënë se janë të gatshëm që këtë çështje t’ia lënë në dorë Komisionit dhe se do ta pranojnë rezultatin e negociatave me Italinë, shkruan “Reuters”

(Kosova Sot)