Kelmendi: Drejtësia kosovare edhe për kaq vjet nuk po i nxjerr në bankën e të akuzuarve "peshqit e mëdhenj"

  • 14 December 2018 - 15:34
Kelmendi: Drejtësia kosovare edhe për kaq vjet nuk po i nxjerr në bankën e të akuzuarve

Një zgjidhje e tillë shihet zgjidhje edhe sipas analistit dhe publicistit Naim Kelmendi."Kjo mendoj se do të ishte zgjidhje për faktin se drejtësia kosovare edhe për kaq vjet nuk po i nxjerr në bankën e të akuzuarve 'peshqit e mëdhenj', të cilët kanë bërë skandale e hajni, por askush nuk i prek ata. Drejtësia po vazhdon të mbetet një nga hallkat më të dobëta institucionale dhe thuajse nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe hap të vetëm drejt forcimit të shtetit ligjor.

Prandaj, me të drejtë këtu shtrohet pyetja se deri kur do ta tolerojë Kosova këtë gjendje të brishtë në drejtësinë kosovare, dhe padrejtësitë e shumta në proceset e kurdisura gjyqësore. Tashmë ka ardhur koha e fundit që të shkapet drejtësia nga kapja e ndikimi i drejtpërdrejtë i mafio-oligarkëve të tejinkriminuar të politikës të lidhur me mafio-oligarkët e tejinkriminuar, të mafio-bizneseve kriminale", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot".

Ai mendon që është e pamundur të kemi drejtësi efektive e krejtësisht të pavarur të nivelit të tanishëm, me këtë Qeveri ndonëse të re në pushtet, por që është në fije të perit që të mundet të ndahet nga krimi i organizuar i zhvilluar dhe i trashur në të tre pushtetet dhe në të dy nivelet e pushtetit: në Ekzekutiv, në Legjislativ, në Presidencë, në Gjyqësor, në Prokurori, në Polici, dhe madje edhe në avokati.

 

Lexo edhe këtë: Sistemi i drejtësisë, vasal i "peshqve" të korrupsionit politik 

 

(Kosova Sot)