Maxhuni: Humbjet detyruan serbët të reagojnë

  • 14 December 2018 - 15:38
Maxhuni: Humbjet detyruan serbët të reagojnë

Ligjëruesi universitar, Nehat Maxhuni, për gazetën "Kosova Sot", thotë se dallimi i tashëm me të kaluarën është se doganat, Policia e Kosovës dhe KFOR-i po e kontrollojnë veriun e vendit shumë më tepër sesa më parë.

"Dhe ajo që është më kryesorja edhe vetë pala serbe, duke e parë situatën që po pësojnë humbje të mëdha në buxhetin e tyre, me të madhe serbët po e kontrollojnë pjesën e vet të kufirit, duke mos lejuar që në Kosovë të futen mallra pa dokumentacion, ngase ajo pjesë e Serbisë kanë bërë falsifikime dokumentesh, gjoja po eksportojnë mallra në Kosovë, me qëllim që më pas TVSH-ja të shfrytëzohet në Serbi.

Edhe pas masave të Qeverisë në veriun e Kosovës kontrabandë ka pasur, por ajo ka qenë në një sasi shumë të vogël, duke e bërë këtë evazion përmes veturave dhe rrugëve alternative, që nuk çojnë shumë peshë. Por, në krahasim me të kaluarën, kjo është shumë më pak, sepse tash ka mobilizim të madh të doganave, ATK-së, Policisë së Kosovës, e në veçanti për lëvdata është angazhimi maksimal i KFOR-it në atë pjesë, si kurrë më parë ", tha Maxhuni.

 

Lexo edhe këtë: Taksa godet tregtinë e ligjshme, kontabanda vlon në veri 

 

(Kosova Sot)