Kisha Ortodokse Ruse e kërkon ndihmën e Kombeve të Bashkuara për ndarjen e Kishës Ukrainase

  • 14 December 2018 - 16:07
Kisha Ortodokse Ruse e kërkon ndihmën e Kombeve të Bashkuara për ndarjen e Kishës Ukrainase

Kisha Ortodokse Ruse iu ka bërë thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për t’i mbrojtur besimtarët e saj në Ukrainë në një veprim që po vlerësohet si presion zyrtar ndaj klerikëve të zgjedhur nga Moska. Në një deklaratë të publikuar sot, Kisha Ortodokse Ruse tha se patriarku Kirill ia ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Përpos sekreatarit të OKB-së, patriarku iu ka dërguar letra edhe shefit të OSBE-së, Angela Merkelit, Emmanuel Macronit, Papa Françeskut dhe udhëheqësve tjerë për t’iu kërkuar ndihmë për mbrojtjen e besimtarëve në Ukrainë. “Ndërhyrja e udhëheqësve të shtetit sekular të Ukrainës në çështjet e kishës paraqet presion të tepërt ndaj priftërinjve të Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe mund të merret si fillim i një përndjekjeje të përgjithshme”, tha patriarku Kirill.

Kjo deklaratë u publikua vetëm një ditë para takimit të figurave të larta të komunitetit ortodoks në Kiev, në një përpjekje për ta themeluar një kishë ortodokse të pavarur dhe për ta zgjedhur një lider të ri. Takimi mund të jetë hap qenësor në përpjekjet e vazhdueshme për ta krijuar një kishë të pavarur nga Moska. Në anën tjetër, Patriarkana e Moskës ka njoftuar se përfaqësuesit e saj nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)