KFOR-i shton patrullimet me mjete ushtarake në të dyja anët e Mitrovicës

  • 14 December 2018 - 16:15
KFOR-i shton patrullimet me mjete ushtarake në të dyja anët e Mitrovicës

Situata në të dyja anët e Mitrovicës është e qetë. Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur edhe në afërsi të urës lindore e cila ndodhet në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve”.

Përveç KFOR-it në rreth rrotullimin në urën e Ibrit janë të vendosura edhe dy patrulla të Policisë së Kosovës.

Në terasat e banesave të cilat ndodhen në afërsi të lumit Ibër në pjesë veriore të Mitrovicë shihen të vendosur flamuj të Serbisë.

(Kosova Sot)