Vlora Çitaku ua tërheq vërejtjen: Kujdes me deklaratat që po i bëni për NATO-n e BE-në

  • 14 December 2018 - 16:19
Vlora Çitaku ua tërheq vërejtjen: Kujdes me deklaratat që po i bëni për NATO-n e BE-në

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të shumta që në Kosovë janë bërë në adresë të BE-së dhe NATO-së, për shkak që këto të dya kundërshtuan ushtrinë e Kosovës. 

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se nuk duhet të kemi një fjalor të tillë ndaj organizatave ku synojmë anëtarësimin

“Ju lutem kursehuni nga deklaratat dhe sulmet ndaj BE-se dhe NATO-s. Ne keto organizata ku ne aspirojme te antarsohemi, vendimet mirren me koncensus. Perderisa ka shtete jo -njohese brenda tyre, deklaratat nuk mund të jene ndryshe nga ato qe I degjuam keto dite.
Edhe Amerika eshte NATO.
Edhe Gjermania eshte BE.” ka shkruar ajo.

(Kosova Sot)