Kelmendi: Kapacitetet e kufizuara të ushtrisë

  • 14 December 2018 - 16:31
Kelmendi: Kapacitetet e kufizuara të ushtrisë

Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se 5000 ushtarë mercenarë nuk janë kurrfarë garancie mbrojtëse."Nëse do të ishte ushtri e vullnetarëve, pa pagë mujore, si shërbimi i detyrueshëm që ishte përpara, do të ndihesha më i sigurt.

Tjetra, Kosova nuk ka kapacitete të ngritë ushtri që mund ta mbrojë Kosovën nga sulmi ushtarak serb. Prandaj, më të sigurt do të ishim shtet pa ushtri, sepse do të kishim simpatinë dhe përkrahjen e njerëzve pacifistë.

Më mirë do të kishte qenë pjesëtarët vitalë të FSK-së t'i kalonim në policë, të moshuarit në agjenci emergjence (zjarrfikës dhe të trajnuar për raste katastrofe). Formimi (nëse do të ndodhë) nuk është meritë e pushtetarëve, por e individëve me mendësi militariste", theksoi ai.

 

Lexo edhe këtë: Kosova bëhet sot me ushtri 

 

(Kosova Sot)