Grapci: Policia të shtojë patrullimet

  • 14 December 2018 - 17:39
Grapci: Policia të shtojë patrullimet

Analisti Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot", thotë se do të ketë rritje të kontrabandës dhe numrit të kontrabandistëve dhe kjo është ditur se do të ndodhë që nga momenti kur është futur në fuqi taksa 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

"Është e kuptueshme që kjo kontrabandë do të ketë efekte negative tek buxheti i Kosovës, por nuk e besoj se efekti i saj do jetë edhe aq i madh për shkak se këta kontrabandues po deshi qeveria jonë gjithmonë do t'i kenë rrugët e mbyllura", vlerësoi ai.

"Duke e ditur që kemi njerëz që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kontrabandistët, atëherë kjo kategori gjithmonë do të gjejnë rrugë të tjera alternative se si të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale për t'i sjellë produktet serbe në territorin e Kosovës.

Këtu duhet që Policia e Kosovës të fillojë që edhe në zonat rurale t'i sigurojë patrullimet, për shkak se përmes maleve dhe rrugëve malore ku nuk ngecur vetura kontrabandistët do të hyjnë pa problem. Kurse nëpër kufijtë e Kosovës duhet që të fillojnë me kontrollim të çdo veture , kombi dhe kamioni të vogël dhe të mesëm, për ta parandaluar kontrabandimin nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas", tha Grapci.

Lexo edhe këtë: Taksa godet tregtinë e ligjshme, kontrabanda vlon në veri

 

(Kosova Sot)