Haradinaj: Ne po rreshtohemi në mesin e vendeve botërore

  • 14 December 2018 - 17:57
Haradinaj: Ne po rreshtohemi në mesin e vendeve botërore

Kryeministri i Kosovës, Rmush Haradinaj me rastin e ceremonisë qendrore për transformimin e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se që nga sot Ushtria e Kosovës do të rreshtohet në mesin e ushtrive botërore.

“Me mijëra vjet nuk na kanë lënë që të rreshtohemi. Kemi bërë nam nëpër botë, por na u ka mohuar e drejta të rreshtohemi në rreshtin tonë. Merreni me mend popullit më të vjetër në Ballkan iu është mohuar e drejta për rresht në ushtri. Por sot ne po rreshtohemi në mesin e vendeve botërore. Ushtria e fundit u rreshtua me ushtritë e paqes. Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se tashmë, kur Kosova ka ushtrinë, nuk mund që askush ta heq prej rreshti, siç ai e quajti, të paqes.

“Nuk mund të na heq kush prej rreshtit të Ushtrisë. Amerika i prin rreshtit të paqes në botë dhe ne do të rreshtohemi në këtë mes.
Shtoi se ushtria nuk do të përdoret asnjëherë kundër serbëve të Kosovës.

 

(Kosova Sot)