Luan Haradinaj po ia kryen amanetin babait

  • 14 December 2018 - 18:16
Luan Haradinaj po ia kryen amanetin babait

Evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ka bërë që data e 14 dhjetorit të jetë një datë historike për të gjithë shqiptarët.

Për t’i dhënë hijeshi edhe më shumë kësaj ceremonie, i pranishëm me uniformën e kadetit ka qenë edhe Luani,  djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Kadri Veseli nuk la pa përmendur kontributin e familjes Haradinaj, të cilët dhanë kaq shumë për lirinë dhe paqen e këtij vendi.

Luani, ndonëse i ri në moshë, është mëse i gatshëm që me uniformën ushtarake të shërbejë kudo në botë ku ka trazira.

Krahas Luanit, do të jetë edhe 8 mijë ushtarë të tjerë, që denjësisht me shumë vullnet do të veprojnë gjithandej botës me forcat e tyre!

 

 

(Kosova Sot)