Guraziu: Politika e kontrollon drejtësinë

  • 14 December 2018 - 18:24
Guraziu: Politika e kontrollon drejtësinë

Një izolim të tillë për politikanët e inkriminuar e preferon edhe analisti politik Ragip Guraziu. "Do të duhej,që të gjitha shtetet mike të Kosovës, duke filluar nga SHBA-ja ,Gjermani,Britania,Franca e shumë të tjera që t`i refuzojnë dhënien e vizave pushtetarëve të inkriminuar në Kosovë të lidhur me krimin e korrupsionin.

Sepse, pushtetarët e inkriminuar në Kosovë janë akoma mbi ligjin dhe nuk e bëjnë hesap sistemin e drejtësisë, të cilin e kanë në duart e veta.

Këta pushtetarë të inkriminuar, që e zhvatën këtë popull për gati dy dekada rresht, në të dyja nivelet, duhet futur në listat e zeza nga shtetet mike, pasi janë pjesë e krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale, dhe i cili krim nuk ka shans të luftohet nga sistemi aktual i drejtësisë, pasi të gjithë janë vlerësuar me këtë diagnozë, por me ndihmën e shteteve mike të gjithë pushtetarët e inkriminuar, fillimisht duhet futur në lista të zeza të ndërkombëtareve, duke mos u dhënë viza dhe duke i bllokuar dhe duke i injoruar si jo të denjë që shtetet mike t'i trajtojnë si burrështetas", tha Guraziu për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Lista të zeza për politikanët zhvatës, të izolohen e të ndëshkohen

(Kosova Sot)