Ceremonia e Ushtrisë: I vetmi ambasador pjesëmarrës ai nga Shqipëria

  • 14 December 2018 - 18:56
Ceremonia e Ushtrisë: I vetmi ambasador pjesëmarrës ai nga Shqipëria

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur filluar ceremonia festive shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, por aty nuk ka qenë asnjë ambasador prezent as ata të NATO-s, përveç atij të Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se për shkak të kohës së kufizuar nuk kanë mundur t’iu dërgojnë ftesa ambasadorëve të tjerë.

 

(Kosova Sot)