Limaj thotë se sot u kurorëzuan përpjekjet shekullore
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore për nderë të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Limaj me këtë rast ka thënë se sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e Kosovës.
Sot, sipas zv-kryeministrit Limaj nisi një kapitull i ri dhe po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës.
Përpjekjet shekullore të brezave të ndryshëm, sipas Limajt, u kurorëzuan me votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.
I pari i Nismës ka falënderuar të gjithë aleatet ndërkombëtare ne krye me SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.
(Kosova Sot)