Burjani: Prokuroria të veprojë "ex-officio"

  • 14 December 2018 - 19:51
Burjani: Prokuroria të veprojë

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani konsideron se nëse Prokuroria e Shtetit zgjohet dhe zbaton ligjin si duhet, Kosovës nuk do t'i duhej fare një Gjykatë Speciale për krim dhe korrupsion. Por, për këtë duhet larguar duart e politikës nga drejtësia.

"Prokuroria duhet të angazhohet 'ex officio' për të bërë ndjekje penale për personat që me vite dyshohen si kryes të veprave penale, për tender, korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, të gjitha këto janë punë që pritet t'i bëjë Prokuroria, pra gjithherë bazuar në argumente, dëshmi dhe prova materiale.

Deri më tash po të ishte ndjekja aktive nga Prokuroria kaherë do të ishte reduktuar dukuria e korrupsioni, zhvatjes, dhe nepotizmi, sepse në Kosovë janë disa vepra penale që bëhen, më së shumti përmes korrupsioni, pastaj zhvatja, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, tenderët e të tjera, kryesisht vepra penale që shkaktohen nga njerëz që gjoja thonë se merren me politikë", tha Burjani për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Sistemi i drejtësisë, vasal i "peshqve" të korrupsionit politik 

(Kosova Sot)