Badallaj: Bandat politike të ndëshkohen

  • 14 December 2018 - 20:44
Badallaj: Bandat politike të ndëshkohen

Një qasje të tillë e sheh shumë të qëlluar dhe tepër efektive, analisti Reshat Badallaj. " Puna më e mençur dhe më e ndershme do të ishte që shtetet e fuqishme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe dhe të tjera, pushtetarëve të inkriminuar, që unë nga fillimi i quaj jo vetëm banditë po shkuar banditëve, që nuk është dashur dhe nuk duhet t´u jepen vizat këtyre hajnave. Në të njëjtën kohë dhe në këtë mënyrë njëkohësisht do të luftonin edhe korrupsionin dhe hajninë.

Pikërisht këtë që e them pa frikë fare janë ata që kanë formuar rrjetin më të tmerrshëm kriminal të nëntokës, ku çdo gjë kontrollohet nga këta pushtetarë. Ndoshta ka ndonjë naiv ose argat i tyre dhe pyet se kjo a është e saktë? Kush i ka dy sytë në ballë i sheh se po këta pushtetarë, që e kanë kapur për fyti shtetin, deri dje nuk kanë pasur bukë për të ngopur barkun, nuk kanë pasur brekë dhe çorapë, dhe si ka mundësi që këta banditë shkuar banditëve të bëhen super milionerë dhe të sigurojnë pasuri për më tepër se 100 vjet?

Unë ketë po e them publikisht, që po shihet se ajo që nuk shihet e dinë vetëm këta hajna dhe matrapazë që e kanë goditur buxhetin e shtetit deri në palcë dhe se vjedhin pa mëshirë djersën e taksapaguesve", tha Badallaj për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Lista të zeza për politikanët zhvatës, të izolohen e të ndëshkohen

(Kosova Sot)