Këto janë fjalët që Mattis i kishte thënë Haradinajt për Ushtrinë

  • 14 December 2018 - 20:56
Këto janë fjalët që Mattis i kishte thënë Haradinajt për Ushtrinë

Udhëheqësi i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi ka risjellur disa fjalë të mëdha për Ushtrinë që Sekretari amerikan i  Mbrojtjes,  James Mattis ia kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë një takimi në SHBA.

‘Falemnderit zotëri Kryeministër për letrën tuaj dhe planin për transformimin e FSK’së. Keni mbështetjen time. Unë jam këtu me juve dhe do të jem deri në fazën e implementimit’’, kishte thënë Mattis.

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratuan tri projektligjet e FSK’së për shndërrimin e saj në Ushtri.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot gjatë ditës e citoi disa herë Mattis’in, duke shprehur falënderime të mëdha për Amerikën në këtë proces.

Haradinaj duke cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes tha se ‘FSK do të jetë miku më i mirë dhe armiku më i keq’.

 

(Kosova Sot)