Serbia tash kërcënon edhe me Xhandarmerinë

  • 14 December 2018 - 21:01
Serbia tash kërcënon edhe me Xhandarmerinë

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq i ka vizituar sot pjesëtarët e Xhandarmerisë serbe në bazën e tyre në Lipovicë.

Ai këtë vizitë e ka bërë për t’u bindur nga afër se ata janë të gatshëm dhe të përgjegjshëm për detyrat që i kanë.

“Pjestarët e Xhandarmerisë dhe njësitë tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të gatshme që t’i kryejnë të gjitha detyrat që shteti ua kanë dhënë, në mënyrë që t’i mbrojnë qytetarët dhe t’iu kundërvihen secilës ndërhyrje të mundshme ndaj shtetit tonë”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se policia po e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën në Kosovë.

Stefanoviq po ashtu ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet shkelje të rezolutës 1244 dhe është kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Më herët, presidenti i Serbisë i ka vizituar ushtarët serbë në kufirin me Kosovën. Ai do të qëndrojë aty për 72 orët e ardhshme.

 

(Kosova Sot)