Motër e vëlla dikur UÇK, sot ai është politikan i njohur

  • 14 December 2018 - 21:44
Motër e vëlla dikur UÇK, sot ai është politikan i njohur

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati njihet edhe si njëri nga ish pjesëmarrësit në Luftën Çlirimtarë të Kosovës. 

Kurse, motra e tij, Vlora përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar një imazh ku së bashku me Valonin shfaqen me rroba ushtarake. 

Ajo përshkruan takimin me Valonin gjatë vitit 1998 në një fshatë të Podujevës. 

“Në janar të vitit 1998 unë, mami, babi dhe Fitori e takuam Valonin në Majac të Podujevës. Aty përveç tij takuam edhe shokët e tij. Ishte takim emocionues sepse ishim në mesin e luftëtareve të UÇK -së, ndërsa veshja e rrobave te UÇK -së për mua edhe sot e kësaj dite mbetet krenari dhe përkulje për gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës” ka shkruar Vlora në postimin e saj. 

Ndryshe, gjatë ditës vet Murati e kishte uruar për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke e vënë në pah se të gjithë ata që punuan dhe ranë për liri duhet të kujtohen këtë ditë.

 

(Kosova Sot)