Vdes gazetari italian që u plagos nga sulmi terrorist në Strasburg
Ka vdekur në spitalin e Strasburgut gazetari italian Antonio Megalizzi.
Ai u plagos rëndë gjatë sulmit terrorist të 3 ditëve më parë në një treg Krishtlindjesh në Strasburg, ku humbën jetën 3 persona të tjerë.
29-vjeçari italian Antonio Magalizzi punonte si gazetar në një radio europiste pranë botës universitare. Ai kishte mbërritur në Strasburg për të ndjekur punimet e europarlamentit.
Një ditë ma parë policia franceze ekzekutoi atentatorin e këtij sulmi terrorist Cherif Chakatt.
(Kosova Sot)