BBC për Kosovën: Ka dalë ca si jashtë piste javët e fundit

  • 14 December 2018 - 23:44
BBC për Kosovën: Ka dalë ca si jashtë piste javët e fundit

Krijimi i ushtrisë së Kosovës është përmendur nga disa media ndërkombëtare, ndër to dhe nga gjiganti mediatik BBC.

Ky medium përveç formimit të ushtrisë së saj ka shkruar edhe për taksën e vendosur ndaj mallrave me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

“Nëse Kosova është ende e angazhuar për rrugën e saj euroatlantike, sikur ka dalë ca jashtë piste këto javët e fundit. Së pari vendosi taksën 100% mbi tarifat e importeve nga Serbia fqinje, e tani voton për ngritjen e ushtrisë. Që të dyja këto masa janë ndeshur me paralajmërime, kërcënime e thirrje, si nga Bashkimi Europian, ashtu dhe nga NATO”, shkruhet në artikullin e medias prestigjioze.

 

(Kosova Sot)