Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

  • 15 December 2018 - 08:52
Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Siç njofton Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Takimi i Kryesisë do të fillojë në ora 10:00 dhe pritet që pas mbajtjes ë mbledhjes, të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

 

(Kosova Sot)