E mbylli motra brenda makinës larëse, vdes vogëlushi trevjeçar

  • 15 December 2018 - 08:57
E mbylli motra brenda makinës larëse, vdes vogëlushi trevjeçar

Një djalë i vogël trevjeçar humbi jetën si pasojë e asfiksisë pasi motra e tij e mbylli brenda makinës larëse.

Fëmijët mendohet se ishin duke luajtur, ndërsa prindërit që ishin në gjumë e zbuluan tragjedinë pasi u zgjuan. Sipas deklaratës së prindërve, ata kontrolluan shtratin e të voglit, por ai nuk ishte aty. Më pas e gjetën pa shenja jete brenda makinës larëse.

Besohet se gjatë lojës, fëmija më i madh e ka ndihmuar që të ngjitet në lavatriçe dhe më pas e ka mbyllur brenda.

Elena Demyanova, zyrtare lokale nga Gubkinskyi në rajonin Yamalo-Nenets të Rusisë, tha se hetuesit e shtetit kanë konstatuar se bashkëshortët gjetën shtratin e djalit të tyre të vogël bosh kur u zgjuan.

Shkaku zyrtar i vdekjes së djalit është ‘asfiksia’ ndërsa kjo është tragjedia e dytë e këtij lloji në Rusi brenda 10 ditëve. 

 

(Kosova Sot)