Babai i dëshmorit Hakif Zenjullahu viziton të birin në ditën historike

  • 15 December 2018 - 08:59
Babai i dëshmorit Hakif Zenjullahu viziton të birin në ditën historike

Dita e sotme do të mbetët e shënuar në historinë e Kosovës. Qytetarët e pritën me shumë gëzim këtë ditë.

Përveç gëzimit, u kujtuan edhe ata që dhanë jetën për këtë ditë. Njëri nga ata që kujtoj dëshmorët ishte edhe babai i Hakif Zenjullahut që kujtoi të birin në ditën historike.

Foton e babit pranë varrit të Hakif Zenjullahut e postoi mbesa e tij, Floretë Zenjullahu që është asambleiste në Podujevë. 

“Ëndrra për liri realitet – Mbrojeni”, ishte mbishkrimi i asambleistës.

Hakif Zenjullahu ishte bashkëluftëtarë i komandantit Zahir Pajaziti. Të dy bashkë me Edmond Hoxhën ranë dëshmorë me 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë pas një prite nga forcat serbe.

 

 

(Kosova Sot)