Phillips: U shpagua mundi i UÇK-së

  • 15 December 2018 - 09:02
Phillips: U shpagua mundi i UÇK-së

Edhe eksperti i politikës së jashtme uron Kosovën për Ushtrinë.

Ja reagimi i plotë i tij:

"Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën.

Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë.

Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!"

 

(Kosova Sot)